Monedhë

Kategoritë

3 vjet më parë

Senati Amerikan aprovon ligjin që ndalon përdorimin e TikTok në administratë

Vetëm muajin e kaluar drejtori i FBI-së Chris Wray paralajmëroi ligjvënësit se qeveria Kineze mund të përdorë TikTok për të influencuar apo kompromentuar miliona pajisje.

Senati Amerikan aprovon ligjin që ndalon përdorimin e TikTok në administratë

Nuk do të ketë TikTok në pajisjet e përdorura nga institucionet shtetërore në SHBA. Anëtarë të Senatit Amerikan kanë votuar në mënyrë unanime për të aprovuar një propozim nga Senatori Amerikan Josh Hawley i cili ndalon përdorimin e aplikacionit TikTok në telefonët dhe pajisjet e përdorura nga punonjësit e administratës.

Miratimi i propozimit thekson shqetësimet e autoriteteve lidhur me kompaninë mëmë të aplikacionit e cila akuzohet se ndan informacionet e qytetarëve Amerikanë me qeverinë Kineze.

Vetëm muajin e kaluar drejtori i FBI-së Chris Wray paralajmëroi ligjvënësit se qeveria Kineze mund të përdorë TikTok për të influencuar apo kompromentuar miliona pajisje.

Senatori Hawley e quajti TikTok një kalë troje e Partisë Komuniste Kineze. Vetëm pak ditë më parë Senatorët Republikanë Marco Rubio dhe Mike Gallagher bënë një propozim të ngjashëm por që kërkon ndalimin e përdorimit të TikTok plotësisht në SHBA.

Propozimi i tyre vinte në shënjestër edhe kompani të medias sociale nga Kina, Rusia, Kuba, Irani, Koreja e Veriut dhe Venezuela.

Shtete si Maryland dhe Dakotës së Jugut kanë ndaluar instalimin e TikTok në pajisjet shtetërore. Në lidhje me propozimin e Hawley, dhoma e senatit duhet ta aprovojë përpara se të shndërrohet në ligj.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

- 29%
BEST DEALS
Ofertë!

Redmi Watch Lite 2

4,990 L
Kurseni: 2,000 L
- 50%
Ofertë!

iPhone 12 | 12 Pro Silicone Case with MagSafe

3,990 L
Kurseni: 4,000 L
24 ORE ONLINE

Xiaomi Mi Casual Daypack

1,490 L
 
Porosit me 1 Klik