Monedhë

Kategoritë

3 vjet më parë

Apple dhe Ericsson i japin fund mosmarrëveshjeve shumëvjeçare për patentat

Ericsson paditi Apple në Tetor të 2021 pasi gjiganti i iPhone kërkoi reduktim të tarifave dhe Apple u përgjigj me një kundërpadi në Dhjetor të atij viti.

Apple vendosi ti japë fund një beteje të gjatë me patentat wireless. Prodhuesi i iPhone dhe gjiganti Suedez Ericsson arritën një marrëveshje licencimi për ti dhënë fund të gjitha mosmarrëveshjeve ligjore mes dy kompanive.

Dy gjigantët e teknologjisë kanë një histori të gjatë përplasjesh. Apple paditi Ericsson në 2015-ën për të përfituar kushte më të favorshme për patentat LTE por Ericsson u përgjigj me një padi të saj duke pretenduar se iPhone dhe iPad shkelnin patentat e saj.

Të dy arritën paqen me një marrëveshje për 7 vitet në vijim. Por ndërsa marrëveshja e parë po i afrohej fundit në 2021, ashtu rinisën fërkimet mes dy kompanive.

Ericsson paditi Apple në Tetor të 2021 pasi gjiganti i iPhone kërkoi reduktim të tarifave dhe Apple u përgjigj me një kundërpadi në Dhjetor të atij viti.

Ericsson bëri një tjetër padi në Janar për licencat 5G. Marrëveshja e fundit do ti sigurojë Ericsson të ardhura prej 532 milionë dollarësh. Koha e marrëveshjes vjen në momente kyçe për Apple e cila raportohet se po zhvillon vetë modemet e saj 5G.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

Apple iPhone 14 Pro

104,990 L114,990 L
 
BEST DEALS

Apple iPhone 14 Pro Max

114,990 L159,900 L
 
- 29%
BEST DEALS
Ofertë!

Redmi Watch Lite 2

4,990 L
Kurseni: 2,000 L
- 50%
Ofertë!

iPhone 12 | 12 Pro Silicone Case with MagSafe

3,990 L
Kurseni: 4,000 L
24 ORE ONLINE

Xiaomi Mi Casual Daypack

1,490 L
 
Porosit me 1 Klik