Monedhë

Kategoritë

3 vjet më parë

God of War: Ragnarok është loja ekskluzive më e shitur e PlayStation

Është i njëjti vlerësim si loja e kaluar. Por krahasimi me lojërat e kaluar që ishin ekskluzive në Sony, nuk është gjithnjë i duhuri por është përshtatur sipas nevojave të kompanisë për PR.

God of War: Ragnarok është loja ekskluzive më e shitur e PlayStation

God of War: Ragnarok ka shitur më shumë kopje në javën e saj të debutimit se asnjë titull tjetër i lançuar ekskluzivisht në PlayStation tha llogaria zyrtare e PlayStation në Twitter.

Sony tha se loja ka regjistruar 5.1 milionë shitje në javën e parë duke e vendosur përpara The Last of Us Part II, Spider Man, Unchardted 4: A Theif’s End dhe paraardhësi i Ragnarok, God of War (2018).

Loja aksion-aventurë, debutoi më 9 Nëntor dhe ka rrëmbyer vëmendje të madhe. Përveç miliona kopjeve të shitura, aktualisht ka një pikësim prej 94% në Metacritic, bazuar në 135 vlerësime kritike.

Është i njëjti vlerësim si loja e kaluar. Por krahasimi me lojërat e kaluar që ishin ekskluzive në Sony, nuk është gjithnjë i duhuri por është përshtatur sipas nevojave të kompanisë për PR.

Për shembull The Last of US Part II është shitur 4 milionë kopje në tre ditë, Spider Man 3.3 milionë kopje në 3 ditë dhe god of War 3.1 milionë kopje në 3 ditë.

Gjithsesi shitjet e Ragnarok në javën e parë ishin sa dyfishi i Uncharted 3: A Thief’s End që u shit vetëm 2.7 milionë njësi.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

- 29%
BEST DEALS
Ofertë!

Redmi Watch Lite 2

4,990 L
Kurseni: 2,000 L
- 50%
Ofertë!

iPhone 12 | 12 Pro Silicone Case with MagSafe

3,990 L
Kurseni: 4,000 L
24 ORE ONLINE

Xiaomi Mi Casual Daypack

1,490 L
 
Porosit me 1 Klik