Monedhë

Kategoritë

3 vjet më parë

Llogarive të reja do tu ndalohet shërbimi Twitter Blue për 90 ditë

Rrjeti social ka përditësuar faqen e pyetjeve të shpeshta duke paralajmëruar se llogaritë e reja duhet të presin 90 ditë për tu regjistruar në Blue.

Twitter nuk do të rikthejë shërbimin Twitter Blue të verifikimit edhe për ca ditë, por kur ta bëjë radhës tjetër do të sigurohet se gjërat kanë për të shkuar siç duhet.

Rrjeti social ka përditësuar faqen e pyetjeve të shpeshta duke paralajmëruar se llogaritë e reja duhet të presin 90 ditë për tu regjistruar në Blue.

Kompania gjithashtu thotë se rezervon të drejtën për të kërkuar periudha më të gjata pritjeje.

Politika e re vjen pasi Twitter bllokoi llogaritë e reja nga abonimi në Twitter Blue. Brenda dy ditësh nga adoptimi i sistemit të ri të verifikimit me pagesë, gjiganti i medias sociale u përmbyt nga llogari që imitonin të tjerët, kryesisht njerëz të famshëm.

Kompania u përpoq të aplikonte një etiketë të dytë “official” për figurat publike dhe organizatat, por Twitter e ri e hoqi sistemin vetëm pak orë nga debutimi. 

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

- 50%
Ofertë!

iPhone 12 | 12 Pro Silicone Case with MagSafe

3,990 L
Kurseni: 4,000 L
24 ORE ONLINE

Xiaomi Mi Casual Daypack

1,490 L
 
24 ORE ONLINE

Xiaomi Watch S1 Active

12,990 L
 
Porosit me 1 Klik