Monedhë

Kategoritë

3 vjet më parë

RTX 4090 thyen rekorde botërore me frekuencën 3.7Ghz

Përmes dy konektorëve 16-pin, TeamOGS arriti të dërgonte 1000W në kartën grafike e cila e ftohur me nitrogjen të lëngshëm goditi frekuencën 3705Mhz në testimet GPUPI.

RTX 4090 thyen rekorde botërore me frekuencën 3.7Ghz

Nvidia RTX 4090 është përshpejtuar në frekuencën 3.7Ghz duke vendosur disa rekorde të reja botërore.

Përmes dy konektorëve 16-pin, TeamOGS arriti të dërgonte 1000W në kartën grafike e cila e ftohur me nitrogjen të lëngshëm goditi frekuencën 3705Mhz në testimet GPUPI.

OGS arriti vendin e 13-të në GPUPI me këtë kartë grafike dhe është rezultati më i lartë regjistruar ndonjëherë me një kartë të vetme grafike.

GPUPI nuk është një testues intensiv i kartave grafike. Është një testim compute por RTX 4090 gjithashtu mori rekordin botëror në 3DMark Port Royal.

Me frekuencën 3570Mhz shënoi një rezultat prej 31,096 pikësh duke zënë vendin e pestë në renditje ndërsa ishte më e fuqishmja sepse katër vendet e para zihen nga çifte RTX 3090.

Kartat grafike e testuar është prodhuar nga Galax dhe mposht modelin standard RTX 4090 me afro 1 mijë pikë.

Lajmi vjen një ditë përpara se AMD të prezantojë gjeneratën e re të kartave grafike RDNA 3 të cilat mbeten për tu parë sesi konkurrojnë me konkurrentët e Nvidia. 

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

24 ORE ONLINE

Xiaomi Mi Casual Daypack

1,490 L
 
- 50%
Ofertë!

iPhone 12 | 12 Pro Silicone Case with MagSafe

3,990 L
Kurseni: 4,000 L
Porosit me 1 Klik