Monedhë

Kategoritë

3 vjet më parë

Një tjetër problem me Windows 11 prek përdoruesit e kartave grafike Nvidia

Nuk është e qartë nëse kemi të bëjmë me një problem me Windows 11 22H2 apo me versionin 522.25 të driverave grafikë të Nvidia.

Një tjetër problem me Windows 11 prek përdoruesit e kartave grafike Nvidia

Një tjetër ditë një tjetër problem me Windows 11 22H2 ndërsa ata që po e pësojnë janë përsëri kartat grafike Nvidia.

Pas një problemi me reduktimin e fps që u adresua së fundi nga Nvidia, përdoruesit e Reddit tashmë thonë se ka të tjera probleme performance dhe një prej tyre është leximi 3D për kartat grafike Nvidia në Task Manager.

Kartat grafike pa u përdorur fare kanë një përdorim 100% sipas Task Manager ndërsa leximet e temperaturës tregojnë të kundërtën me përdoruesit të shqetësuar për komponentët e çmuar dhe mbase më të kushtueshmit të kompjuterëve të tyre.

Lajmi i mirë është se kemi të bëjmë me një keqfunksionim të Task Manager dhe asgjë nuk po shkon keq me kartën tuaj grafike. Problemi si duket shfaqet në gjeneratat e vjetra por edhe të reja përfshirë RTX 4090.

Nuk është e qartë nëse kemi të bëjmë me një problem me Windows 11 22H2 apo me versionin 522.25 të driverave grafikë të Nvidia. 

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

- 50%
Ofertë!

iPhone 12 | 12 Pro Silicone Case with MagSafe

3,990 L
Kurseni: 4,000 L
24 ORE ONLINE

Xiaomi Mi Casual Daypack

1,490 L
 
Porosit me 1 Klik