Monedhë

Kategoritë

3 vjet më parë

Google ka një lajm të keq për ata që ende kanë Windows 7 dhe Windows 8.1 në kompjuterët e tyre

Mbështetja do të përfundoj në Shkurt të 2023 dhe vjen me Chrome 110. Lajmi u bë i ditur në forumet e mbështetjes së Google.

Google ka një lajm të keq për ata që ende kanë Windows 7 dhe Windows 8.1 në kompjuterët e tyre

Nëse ende keni një kompjuter Windows me systemin operativ Windows 7 dhe 8.1, mbase është koha që të largohen prej tyre.

Duke filluar nga viti I ardhshëm, Google Chrome nuk do të mbështetë më Windows 7 dhe 8.1.

Mbështetja do të përfundoj në Shkurt të 2023 dhe vjen me Chrome 110. Lajmi u bë i ditur në forumet e mbështetjes së Google.

Përkon me periudhën kur Microsoft nuk do të ofrojë më përditësime sigurie të zgjeruara (Extended Security Updates) për windows 7 dhe 8.1.

Përditësimet në fjalë për këto sisteme operative përfundojnë në 10 Janar 2023. Teknikisht Microsoft i dha fund mbështetjes për Windows 7 që në 2011 por ofroi disa vite mbështetje të zgjeruar për shkak të popullaritetit të lartë që gëzonte platforma.

Ndryshimi nuk do të bëjë shfletuesin menjëherë jofunksional, por nëse keni një prej sistemeve operative të përmendura më lart, Google thotë se nuk mund të shkarkoni versionet e reja të Chrome.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

24 ORE ONLINE

Xiaomi Mi Casual Daypack

1,490 L
 
- 50%
Ofertë!

iPhone 12 | 12 Pro Silicone Case with MagSafe

3,990 L
Kurseni: 4,000 L
Porosit me 1 Klik