Monedhë

Kategoritë

3 vjet më parë

Sony nxjerr në shitje një kamuflazh për PS5

Këtë Vjeshtë kompania do të lançojë koleksionin Gray Camouflage i cili përmban një set pllakash për konsolën si dhe kontrollerin Dual Sense dhe kufjet Pulse.

Sony nxjerr në shitje një kamuflazh për PS5

Të blesh një PlayStation 5 nuk ka qenë kurrë më e vështirë, por kjo nuk ka ndaluar kompaninë të shtojë më shumë opsione përshtatjeje për ata që e kanë një të tillë tashmë.

Këtë Vjeshtë kompania do të lançojë koleksionin Gray Camouflage i cili përmban një set pllakash për konsolën si dhe kontrollerin Dual Sense dhe kufjet Pulse.

“Ekipi i dizajnit të PlayStation ri-imagjinoi kamuflazhin tonë për të reflektuar një pamje më të freskët dhe të kohës. Nëse shikoni nga afër do të vini re format ikonike të PlayStation që janë aplikuar në këtë dizajn, tha Sony.

Porositë për koleksionin fillojnë më 15 Shtator. Pllakat dhe kontrolleri Dual Sense vinë më 14 Tetor ndërsa kufjet në Dhjetor. Sony nuk tregoi çmimin e aksesorëve të rinj të cilët vinë pak pasi kompania rriti çmimi i PS5 në mbarë botën. 

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

- 50%
BEST DEALS
Ofertë!

QCY T1C Wireless Earphones

1,490 L
Kurseni: 1,500 L
- 29%
BEST DEALS
Ofertë!

Redmi Watch Lite 2

4,990 L
Kurseni: 2,000 L
Porosit me 1 Klik