Monedhë

Kategoritë

3 vjet më parë

Lëvizja e Intel mund të tronditë një industri të tërë

Intel tashmë ka informuar konsumatorët për rritjen e çmimeve dhe më shumë gjasa do të çojë në rritjen e çmimeve të laptopëve dhe kompjuterëve gjatë festave të fundvitit.

Lëvizja e Intel mund të tronditë një industri të tërë

Intel po përgatitet për rritjen e çmimeve të procesorëve dhe çipeve. Sipas një raporti të Nikkei, rritja e çmimeve do të aplikohet për procesorët më të fuqishëm fillimisht ndërsa drejt fundit të vitit për të gjithë çipet përfshirë ato të konektivitetit.

Intel tashmë ka informuar konsumatorët për rritjen e çmimeve dhe më shumë gjasa do të çojë në rritjen e çmimeve të laptopëve dhe kompjuterëve gjatë festave të fundvitit.

Nikkei thotë se çmimi nuk është përcaktuar ende, po disa çipe mund të kushtojnë deri në 20% më shumë. Në fillim të vitit kompania kishte paralajmëruar rritje për shkak të inflacionit dhe rritjes së kostove të materialeve, transportit dhe pagave.

Rritja e çmimeve do të vijë në një kohë kur shitjet e kompjuterëve po bien. Gartner zbuloi kësaj jave se shitjet e kompjuterëve personalë kanë rënë me 13%.

Është rënia më e madhe në 9 vitet e fundit. Tregjet si Evropa, Lindja e Mesme dhe Afrika panë rënie deri në 18%. 

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

24 ORE ONLINE

Xiaomi Watch S1 Active

12,990 L
 
Porosit me 1 Klik