Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

Përdoruesit e iOS mund të krijojnë GIF nga aplikacioni Twitter

E gjitha që duhet të bëni është të hapni modulin e kamerës dhe të kaloni në modalitetin GIF për të regjistruar një prej klipeve.

Përdoruesit e iOS mund të krijojnë GIF nga aplikacioni Twitter

Klipet GIF mund të jenë shpikur në 1987-ën, por asnjëherë më shumë se sot nuk kanë qenë kaq popullore.

Nëse jeni një përdorues i rregullt i Twitter, kompania do ta bëjë më të lehtë krijimin dhe ndarjen e këtyre klipeve.

Aplikacioni i përditësuar në iOS përmban një funksionalitet të integruar për realizimin e klipeve GIF.

E gjitha që duhet të bëni është të hapni modulin e kamerës dhe të kaloni në modalitetin GIF për të regjistruar një prej klipeve.

Twitter publikoi një video të funksionalitetit në veprim dhe aktualisht është i disponueshëm vetëm në iOS.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

24 ORE ONLINE

Xiaomi Mi Casual Daypack

1,490 L
 
Porosit me 1 Klik