Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

Netflix ndërpret shërbimin në Rusi

“Nisur nga rrethanat e krijuara, kemi vendosur të ndërpresim shërbimin tonë në Rusi,” tha Netflix.

Netflix ndërpret shërbimin në Rusi

Netflix ka vendosur të marrë masa ndaj Rusisë. Ditën e Dielë kompania tha se do të ndërpriste shërbimin në Rusi.

“Nisur nga rrethanat e krijuara, kemi vendosur të ndërpresim shërbimin tonë në Rusi,” tha Netflix.

Lëvizja vjen pasi javën e kaluar kompania tha se nuk do të përmbahej ligjit Rus që kërkonte se kompanitë audiovizuale me më shumë se 100 abonentë të transmetojnë edhe 20 kanale shtetërore falas.

Netflix afro 1 milionë abonentë në Rusi. Javën e kaluar Netflix gjithashtu njoftoi ndërprerjen e projekteve të ardhshme që kishte planifikuar ndërsa kompania kishte  në plan katër shfaqje përfshirë një adaptim të veprës Anna Karenina të Leon Tolstoit. 

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

Porosit me 1 Klik