Një byzylyk për fëmijë, i quajtur Magnetix Wellness, u zbulua gjithashtu se lëshonte rrezatim.

Gjerdanët dhe aksesorët që pretendojnë se “mbrojnë” njerëzit nga 5G janë gjetur të jenë radioaktive. Autoriteti holandez për sigurinë bërthamore dhe mbrojtjen nga rrezatimi (ANVS) nxorri një paralajmërim për dhjetë produkte që zbuloi se lëshonin rrezatim të dëmshëm jonizues.
Ai u bëri thirrje njerëzve që të mos përdorin produktet, të cilat mund të shkaktojnë dëm me konsumimin afatgjatë. Nuk ka asnjë provë që rrjetet 5G janë të dëmshme për shëndetin. Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se rrjetet celulare 5G janë të sigurta dhe nuk ndryshojnë thellësisht nga sinjalet ekzistuese 3G dhe 4G. Rrjetet celulare përdorin valë radio jojonizuese që nuk dëmtojnë ADN-në.
Pavarësisht kësaj, ka pasur sulme ndaj transmetuesve nga njerëz që besojnë se janë të dëmshëm. Produktet e identifikuara përfshinin një maskë gjumi “Energy Armor”, byrzylyk dhe gjerdan. Një byzylyk për fëmijë, i quajtur Magnetix Wellness, u zbulua gjithashtu se lëshonte rrezatim.
Këto aksesorë nuk kanë asnjë efekt mbi valët e 5G. Në maj 2020, Standardet Tregtare të Mbretërisë së Bashkuar u përpoqën të ndalonin shitjet e një USB me vlerë 339 £ që pretendonte se ofronte “mbrojtje” nga 5G. ANVS ka publikuar një listë të plotë të produkteve që ka identifikuar si radioaktive në faqen e saj të internetit.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë