Apple dhe Google refuzuan vendimin e autoriteteve dhe thanë se do ta apelojnë. Në rastin e Google thuhet se termat e përdorimit ishin ndërtuar në atë mënyrë që përdoruesit nuk mund ti refuzonin.

Apple dhe Google janë gjobitur me 10 milionë euro secila nga autoritetet Italiane të konkurrencës. Sipas AGCM dy kompanitë nuk kishin dhënë informacione të qarta për përdoruesit e tyre duke shkelur ligjet vendase për mbrojtjen e konsumatorit.
Autoritetet gjithashtu akuzojnë dyshen për praktika agresive të cilat detyrojnë përdoruesit të pranojnë kushtet e pafavorshme të përdorimit të shërbimeve.
Apple dhe Google refuzuan vendimin e autoriteteve dhe thanë se do ta apelojnë. Në rastin e Google thuhet se termat e përdorimit ishin ndërtuar në atë mënyrë që përdoruesit nuk mund ti refuzonin.
Për Apple u tha se përdoruesve nuk ju lihej zgjidhje tjetër. Gjoba është maksimalja që autoriteti mund të aplikojë në këto raste.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë