Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

Marrëveshja e taksave të G20-ës, kompanitë teknologjike do paguajnë 15%

Shtetet e Bashkuara prej kohësh kanë parandaluar që kompanitë të shmangin pagesën e taksave përmes metodave kreative siç është rasti i Irlandës.

Marrëveshja e taksave të G20-ës, kompanitë teknologjike do paguajnë 15%

Kompanitë e mëdha teknologjike duhet të paguajnë taksa më të lartë pavarësisht boshllëqeve tatimore që kanë shfrytëzuar prej vitesh.

Liderët e G20-ës kanë arritur një marrëveshje e cila do të aplikojë një taksë minimale prej 15% për kompanitë e mëdha. Marrëveshja është zyrtare që prej datës 31 Tetor ndërsa pritet të hyjë në fuqi në 2023.

Shtetet e Bashkuara prej kohësh kanë parandaluar që kompanitë të shmangin pagesën e taksave përmes metodave kreative siç është rasti i Irlandës.

Amazon, Apple, Google, Meta dhe Netflix që kanë shfrytëzuar këto hendeqe për të maksimizuar fitimin së shpejti do ti nënshtrohen marrëveshjes së re.

Taksa e re do të aplikohet për kompanitë shitjet vjetore të të cilave i kalojnë 750 milionë euro.

Copyright: © PCWorld Albania

Porosit me 1 Klik