Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

Microsoft sjell mjete për editime audio dhe video në Office

Ky funksionalitet nuk do të vijë përpara 2022. Zhvilluesit do të kenë më tepër arsye për të përdorur Excel.

Microsoft sjell mjete për editime audio dhe video në Office

Microsoft do të rrisë funksionalitetin e Office duke sjellë mjete për krijimin e përmbajtjeve media. Kompania do të sjellë Clipchamp për editimin video në suitën Office.

Blerë të fundi nga Microsoft, mjeti do të ndihmojë përdoruesit të krijojnë video profesionale pavarësisht aftësive.

Clipchamp mund të përdoret në projektet Office por Microsoft e sheh edhe si mjet për editimin e videove personale.

Gjithashtu prezantimet në PowerPoint do të jenë më profesionale me opsionin e ri të regjistrimit të audios. Përdoruesit mund të përshtatin sfondin, slidet gjatë regjistrimit.

Ky funksionalitet nuk do të vijë përpara 2022. Zhvilluesit do të kenë më tepër arsye për të përdorur Excel.

Microsoft do të sjellë JavaScript në aplikacionin e databazave ku përdoruesit mund të krijojnë funksione dhe data type. JavaScript do të testohet fillimisht në fund të muajit Nëntor. 

Copyright: © PCWorld Albania

Porosit me 1 Klik