Një transmetues duhet të ketë opsionin VOD të aktivizuar që përdoruesit të shfrytëzojnë butonin Rewind.

Ju munguar ndonjëherë një moment i madh gjatë një transmetimi live në Twitch? Në të ardhmen kjo mund të ndryshojë. Sipas the Verge, Twitch do të lançojë një buton quajtur “Rewind” për transmetimet live.
Duke e klikuar do të ktheheni 2 minuta pas në një transmetim live me opsionin për tu kthyer pas në të gjithë historikun e transmetimit ose të luani transmetimi me një shpejtësi të reduktuar.
Në të njëjtën kohë nëse klikoni këtë buton mund të shikoni çfarë po ndodh në transmetim live falë një dritareje “picture-in-picture.”
Megjithatë një transmetues duhet të ketë opsionin VOD të aktivizuar që përdoruesit të shfrytëzojnë butonin Rewind.
Afro 1/4 e përdoruesve do të ketë akses tek opsioni i ri në ditët në vijim sipas Twitch.
©PCWorld Albanian
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë