Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

Sony sjell God of War në PC

Sony premton se video loja do të ketë kontrolle të përditësuar për tastierën por përdoruesit mund të zgjedhin edhe telekomandat DualShock 4 dhe Dual Sense.

Sony sjell God of War në PC

Një prej lojërave më të mira të PlayStation, God of War, po vjen në PC. Loja do të jetë e disponueshme nga 14 Janari 2022 dhe ju mund ta blini atë në Steam ose në dyqanin Epic Games Store për 49.99 dollarë.

Lojën në PC përdoruesit mund ta luajnë në 4K dhe me fps të zhbllokuar si dhe në ekrane të gjerë 21:9. Ajo gjithashtu do të ketë mbështetje për Nvidia DLSS dhe teknologjinë e reflekseve me vonesa të ulëta transmetimi.

Sony premton se video loja do të ketë kontrolle të përditësuar për tastierën por përdoruesit mund të zgjedhin edhe telekomandat DualShock 4 dhe Dual Sense.

Loja është shitur në 19.5 milionë kopje deri në Gusht. Kompania gradualisht po sjell disa prej hiteve të PlayStation në PC përfshirë Horizon Zero Dawn dhe Days Gone. 

©PCWorld Albanian

Dil i kënaqur me:

BEST DEALS

Lenovo Tab M7

13,990 L
 
Porosit me 1 Klik