Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

Google është termi më i kërkuar në motorin e kërkimit Bing të Microsoft

Google përdor argumentin se janë vetë përdoruesit ata që e zgjedhin se kompania nuk po detyron askënd.

Google është termi më i kërkuar në motorin e kërkimit Bing të Microsoft

Termi më i kërkuar në motorin e kërkimit Bing të Microsoft është emri i rivalit Google tha ky i fundit. Pretendimi u bë në gjykatë ndërsa Google po kundërshton gjobën prej 4.3 miliardë euro vendosur nga Komisioni Evropian për abuzim me fuqinë në treg.

BE akuzon Google se ka përdorur suksesin e Android në industrinë e smartfonëve për ta bërë Google motorin kryesor të kërkimit.

Por Google thotë se problemi qëndron tek fakti se është motori i kërkimit më popullor. Google gëzon një pjesë tregu prej 95% tek motorët e kërkimit.

Google përdor argumentin se janë vetë përdoruesit ata që e zgjedhin se kompania nuk po detyron askënd. Shefi ekzekutiv i Google më herët kishte thënë se Android nuk ka penguar përkundrazi krijuar më shumë mundësi për të gjithë.

Komisioni Evropian thoshte se Google ka penguar konkurrencën duke sjell të para-instaluar aplikacionet e saj të kërkimit dhe shfletuesit Chrome.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

Google Nest Audio

9,990 L14,990 L
 
Të Përdorura

Samsung Galaxy Note 9

26,990 L
 
Porosit me 1 Klik