Surface Pro 8 do të jetë më i trashë sesa Pro X. Sipas raportimeve ekrani do të jetë një panel 120Hz, një frekuencë e cila do të jetë dinamike dhe përshtatet sipas përmbajtjes.

Microsoft po përgatitet për lançimin e Surface Pro 8 ditën e nesërme. Burime të afërta me Microsoft tregojnë se tableti i ri do të ketë ridizajnimin më të madh që prej Surface Pro 3 7 vite më parë.
Tableti do të ketë skaje të rrumbullakëta, një tastierë të re me një laps Surface Pen të ri. Sakaq kornizat e ekranit në fillim dhe fund të nuk do të eliminohen plotësisht por do të jenë shumë më të vogla.
Surface Pro 8 do të jetë më i trashë sesa Pro X. Sipas raportimeve ekrani do të jetë një panel 120Hz, një frekuencë e cila do të jetë dinamike dhe përshtatet sipas përmbajtjes.
Së fundi me tabletin e ri Surface, Microsoft do të kalojë tek portat Thunderbolt duke braktisë ato USB-A. Në evenimentin e ditës së nesër presim që Microsoft të zbulojë Surface Pro 8, Surface Book, Surface Pro X, Surface Go 3 dhe Surface Duo 2.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë