Lau tha se ky unifikim do të bëhet me Android 13 i cili do të vijë së bashku me flagshipin e ri të kompanisë që do të jetë OnePlus 10.

Pas lajmit për integrimin e OnePlus me Oppo në Qershor, CEO i kompanisë Pete Lau i cili është caktuar shef produkti për të dy brendet, është gati të ndajë më shumë për rrugëtimin e ri të OnePlus.
OnePlus 2.0 do të nisë me një unifikim të sistemeve operativ që sipas Lau, sistemi i ri do të sjellë më të mirë e të dy botëve nga shpejtësia dhe performanca, tek qëndrueshmëria dhe personalizimi.
Lau tha se ky unifikim do të bëhet me Android 13 i cili do të vijë së bashku me flagshipin e ri të kompanisë që do të jetë OnePlus 10.
Por edhe pajisjet ekzistues do të marrin sistemin e ri operativ të unifikuar me Android 13. Me sistemin e ri operativ diferencat mes dy brendeve do të reduktohen ndërsa qëllimi është prodhimi i flashipit perfekt.
Një tjetër hapësirë kur smartfonët OnePlus do të përfitojnë është fotografia. Lau tha se ekipi i kamerës që përbëhej nga 100 njerëz tashmë ka 700 dhe si rezultat do të nxirret maksimumi nga partneriteti me Hasselblad.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë