Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

Rikthehen plotësisht paratë e humbura në vjedhjen më të madhe të kriptomonedhave ndonjëherë

Në një postim në medium kompania tha se fondet janë rikuperuar të gjitha. Poly Network tashmë po punon për të rikthyer këto fondet tek pronarët e tyre.

Rikthehen plotësisht paratë e humbura në vjedhjen më të madhe të kriptomonedhave ndonjëherë

Një prej vjedhjeve më të bujshme të kriptomonedhave në vitet e fundit duket se ka gjetur zgjidhje.

Ditën e Hënë, Poly Network, një platformë e decentralizuar financash tha se hakeri i cili kishte gjetur një problem sigurie në kodin e platformës dhe marrë nën kontroll 610 milionë dollarë në Ethereum dhe kriptomonedha të tjera tashmë i kishte rikthyer të gjitha.

Në një postim në medium kompania tha se fondet janë rikuperuar të gjitha. Poly Network tashmë po punon për të rikthyer këto fondet tek pronarët e tyre.

Kishte kaluar vetëm një ditë kur hakeri përgjegjës për sulmin kishte filluar të rikthejë miliona e humbura. Poly Network i ofroi hakerit një shpërblim prej 500 mijë dollarësh.

Nuk dihet arsyeja pse hakeri apo grupi i hakerave ndryshoi mendje dhe riktheu paratë. Ca besojnë se mund ta kenë pasur të pamundur si pastrojnë ato para apo ti marrin në dorë. 

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

Porosit me 1 Klik