Aplikacioni është i disponueshëm në Google Play Store për shkarkim dhe nuk kërkon një llogari Microsoft për të funksionuar.
Microsoft Copilot, roboti AI që mund të bëjë çdo gjë nga shkrimi i kodit tek krijimi i e-maileve të marketingut, ka gjetur rrugën në pajisjet Android.
Copilot, që fuqizohet nga modelet më të fundit GPT-4 dhe DALL-E 3 të OpenAI, mund të përdoret edhe për të gjeneruar imazhe nga përshkrime me tekst.
Aplikacioni është i disponueshëm në Google Play Store për shkarkim dhe nuk kërkon një llogari Microsoft për të funksionuar.
Lançimi i një versioni mobil të Microsoft Copilot kaloi pa shumë zhurmë dhe njoftime formale ndryshe nga ajo që kemi parë me debutimin e Bing Chat në platformat Mobile.
Aplikacioni i ri Copilot u lançua në fillim të muajit dhe u vu re fillimisht nga përdoruesit e X në Play Store. Ende nuk është i disponueshëm në iOS edhe pse kompania nuk e ka premtuar një datë debutimi.
Mbërritja e Copilot në Android është një hap i natyrshëm pasi asistenti AI hyri në thuajse çdo produkt të Microsoft si Windows 10, shfletuesin Edge, produktet Microsoft 365 e madje vetë Windows 11. Së fundi asistenti u pajis me aftësinë për të krijuar përmbledhje me tekst nga videot dhe gjeneruar këngë.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë