Monedhë

Kategoritë

1 vit më parë

Intel fillon prodhimin e procesorëve 2-nanometër në 2024

Konkurrenca në industrinë e gjysmëpërçuesve po shtohet me kompanitë si TSMC, Samsung dhe Intel që garojnë së bashku.

Intel fillon prodhimin e procesorëve 2-nanometër në 2024

Intel pritet të fillojë prodhimin e çipeve me arkitekturën 20A (2nm) vitin e ardhshëm tha zëvendës presidenti i kompanisë gjatë një interviste për Nikkei.

Konkurrenca në industrinë e gjysmëpërçuesve po shtohet me kompanitë si TSMC, Samsung dhe Intel që garojnë së bashku.

TSMC dhe Samsung kanë thënë se do të fillojnë prodhimin e çipeve 2-nanometër në 2024. Tashmë edhe Intel po ju bashkohet gjigantëve Aziatikë.

Procesi i prodhimit 20A pritet të revolucionarizojë industrinë e gjysmëpërçuesve. Do të ketë tranzistorë të rinj RibbonFET që do të zëvendësojë arkitekturën e ekzistues FinFET.

Kompania shpreson që prodhimi do të jetë gati për tu nisur në gjysmën e parë të 2024 me Arrow Lake si gjeneratën e parë të procesorëve me këtë teknologji që do të debutojë në gjysmën e dytë të 2024.

Me 20A fabrikat e prodhimit të çipeve po konkurrojnë me njëra-tjetrën për konsumatorët të cilët janë lojtarë kyç në industri.

Copyright: © PCWorld Albania