Nën rrethana normale, klipet audio do të fshihen automatikisht pas 14 ditësh. Nëse një lojtar i akuzuar apelon vendimin, fshirja e klipeve mund të shtyhet edhe me 14 ditë të tjera.
Epic ka prezantuar një mjet të ri për dokumentin e sjelljes toksike në Fortnite.
Lojtarët tashmë do të ketë akses në raportimin zanor, i cili në mënyrë të vazhdueshme do të regjistrojë bisedat zanore në segmente 5-minutëshe për lojtarët në mënyrë që ti dërgojnë si provë tek moderatorët kur raportojnë bullizimin dhe forma të tjera të ngacmimit.
Për lojtarët nën 18 vjeç, mjeti do të jetë i aktivizuar në mënyrë automatike. Lojtarët e Fortnite që janë mbi 18 vjeç duhet të veprojnë manualisht.
Duke shkuar në konfigurimin kryesor të lojës do të vënë re opsionin e ri “Always On” i cili e aplikon në çdo kanal ku ato hyjnë ose “Off When Possible” që e çaktivizon në kanalet Party me miqtë.
Për të adresuar shqetësimet e privatësisë, Epic thotë se klipet audio nuk do të ruhen gjatë dhe vetëm lokalisht në pajisjen e përdoruesit. Në momentin që dërgohet si provë, çdo klip i ngarkuar do të fshihet pas ngarkimit të klipit tjetër.
Kjo do të thotë se vetëm 5 minutat e fundit të raportuara mbeten të ruajtura.
Nën rrethana normale, klipet audio do të fshihen automatikisht pas 14 ditësh. Nëse një lojtar i akuzuar apelon vendimin, fshirja e klipeve mund të shtyhet edhe me 14 ditë të tjera.
Megjithatë Epic thotë se klipet zanore nganjëherë do të mbahen aq gjatë sa të jetë e nevojshme nëse i kërkohet ligjërisht ta bëjë këtë.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë