S’ka produkte në shportë.
Data nuk është e fiksuar ende, por Nintendo tha se gradualisht mund të mbyllë disa shërbime më herët sesa ka planifikuar.
Pasi mbylli dyqanet online të 3DS dhe Wii U në fillim të vitit, Nintendo ka vendosur të mbyllë shërbimet online për konsolat në fjalë nga fillimi i muajit Prill 2024.
Një gjë e tillë do të nxirrte jashtë funksioni disa tipare multiplayer të lojës tha Nintendo. Badge Arcade, që lejonte përdoruesit të dekorojnë menunë e tyre home të Nintendo 3DS do të zhduket gjithashtu.
Data nuk është e fiksuar ende, por Nintendo tha se gradualisht mund të mbyllë disa shërbime më herët sesa ka planifikuar.
Shumica e lojërave online në këto konsola do të largohen por kompania do të vazhdojë të operojë shërbimin cloud Pokemon Bank. Përdoruesit do të mund të shkarkojnë ende lojërat të cilat i kanë blerë si dhe të marrin përditësime sigurie.
Nintendo mbylli lojën online për version Wii U të Mario Kart 8 dhe Splatoon në Mars të 2023 për të adresuar shqetësimet e sigurisë përpara se ti rihapte në muajin Gusht.
Konsola Wii U u lançua në 2012-ën dhe u mbyll në 2017-ën duke u bërë një prej konsolat me shitjet më dobëta të kompanisë. 3DS lançuar në 2010-ën dhe nxjerrë nga tregu në 2020-ën ishte një sukses më i madh.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë