Monedhë

Kategoritë

1 vit më parë

Editimi i fotografive përmes inteligjencës artificiale po vjen në Instagram

Mjeti quajtur Restyle është një filter i pajisur me inteligjencë artificiale gjeneruese. Përdoruesit mund të përziejnë fotot ekzistuese për tu dhënë pamje të ndryshme.

Editimi i fotografive përmes inteligjencës artificiale po vjen në Instagram

Meta ka filluar të mbajë premtimin për të sjellë AI gjeneruese në produktet dhe shërbimet e saj. Në konferencën Connect ditën e Mërkure prezantoi një mjet të ri editimit të imazheve dhe krijimit të afisheve për Instagram përmes AI.

Mjeti quajtur Restyle është një filtër i pajisur me inteligjencë artificiale gjeneruese. Përdoruesit mund të përziejnë fotot ekzistuese për tu dhënë pamje të ndryshme.

Kompania zbuloi edhe Backdrop, një opsion për manipulimin e imazheve me sfond jeshil. Përdoruesit mund të kërkojnë që të vendosen përpara një aurora borealis dhe mjeti automatikisht krijon një version të imazhit me sfondin e aplikuar sipas dëshirës.

Meta nuk tha se kur Restyle dhe Backdrop do të vinë por vetëm premton që do të ndodhë “së shpejti.”

Imazhet e krijuara nga Backdrop dhe Restyle do të kenë etiketa që lënë të kuptohet se janë përpunuar me AI.

Së fundi Meta tregoi afishet e gjeneruara nga AI të cilat do të jenë të disponueshme jo vetëm në Instagram por edhe WhatsApp, Messenger dhe Facebook Stories.

Përdoruesit mund të krijojnë afishe të personalizuar përmes kërkesave me shkrim. 

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

Samsung Galaxy S23

62,990 L74,990 L
 
SAPO ERDHI

Samsung Galaxy S23 Plus

84,990 L
 
24 ORE ONLINE
Ofertë!

Samsung Galaxy S23 Ultra

94,990 L104,990 L

Apple iPhone 14 Pro

104,990 L114,990 L
 
BEST DEALS

Apple iPhone 14 Pro Max

114,990 L159,900 L
 
Porosit me 1 Klik