Monedhë

Kategoritë

2 vjet më parë

Njëlloj si iPhone, edhe kufjet wireless dhe me tela të Apple adoptojnë portën USB-C

Kompania shtoi se përdoruesit gjithashtu mund të blejnë kufjet me tela me kontektorin USB-C që kushtojnë 19 dollarë.

Njëlloj si iPhone, edhe kufjet wireless dhe me tela të Apple adoptojnë portën USB-C

Jo vetëm që solli USB-C në seritë iPhone 15, Apple gjithashtu prezantoi portën e re tek AirPods Pro. Kompania tha në evenimentin Wonderlust se do të shesë AirPods Pro 2 me portën USB-C për 249 dollarë duke filluar nga data 22 Shtator.

Kompania shtoi se përdoruesit gjithashtu mund të blejnë kufjet me tela me kontektorin USB-C që kushtojnë 19 dollarë.

Ishte Mark Gurman i Bloomberg që raportoi në fillim të muajit se kufjet AirPods do të merrnin trajtimin e USB-C. Në 2021 Apple prezantoi pajtueshmërinë MagSafe për AirPods dhe AirPods Pro.

Tashmë ato do të kenë të njëjtën portë karikimi si iPhone, iPad dhe AirPods. Ndërkaq Apple njoftoi zhvendosjen e linjës iPad drejt portës USB në 2018-ën me debutimin e iPad Pro. 

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

- 11%
BEST DEALS
Ofertë!

Apple Airpods Pro 2nd Generation

23,990 L
Kurseni: 3,000 L
Porosit me 1 Klik

Apple iPhone 14 Pro

104,990 L114,990 L
 
BEST DEALS

Apple iPhone 14 Pro Max

114,990 L159,900 L
 
Porosit me 1 Klik