Monedhë

Kategoritë

2 vjet më parë

Aplikacioni WhatsApp përgatitet për ndryshimin më drastik të pamjes ndër vite

Një prej ndryshimeve më të prekshme është shiriti në krye i cili ka zëvendësuar ngjyrën jeshile me të bardhë. Është aplikuar një stil i ri teksti dhe një logo WhatsApp me ngjyrë jeshile.

Aplikacioni WhatsApp përgatitet për ndryshimin më drastik të pamjes ndër vite

Nëse ka diçka që ka ndryshuar shumë pak me kalimin e viteve në WhatsApp, ai është dizajni i aplikacionit. Ndërfaqja thuajse ka qëndruar e paprekur prej vitesh.

Por versioni më i fundit beta i aplikacionit më popullor në botë të komunikimit sugjeron një ndryshim masiv që po vjen.

WhatsApp ka lançuar versionin 2.23.18.18 në Programin Beta të Google Play Store. Sipas WABetaInfo, ky version përmban një ridizajnim të madh duke bërë ndryshime të ndërfaqes.

Një prej ndryshimeve më të prekshme është shiriti në krye i cili ka zëvendësuar ngjyrën jeshile me të bardhë. Është aplikuar një stil i ri teksti dhe një logo WhatsApp me ngjyrë jeshile.

Shiriti i bisedave, statusit, komunitetit dhe thirrjeve është zhvendosur në fund të ndërfaqes së aplikacionit përbërë nga ikona ngjyrë gri me sfond të bardhë.

Ajo që është e re dhe që bie në sy janë filtrat e bisedave. Përdoruesit mund të ndajnë bisedat në të palexuara, personale dhe biznes.

Ndryshime të ngjashme janë aplikuar edhe në versionin iOS të aplikacionit duke i sjellë më pranë me variantin Android sa i takon pamjes dhe funksionaliteteve.

Është e paqartë se kur do të debutojë ridizajnimi i WhatsApp. 

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

Samsung Galaxy S23

62,990 L74,990 L
 
SAPO ERDHI

Samsung Galaxy S23 Plus

84,990 L
 
24 ORE ONLINE
Ofertë!

Samsung Galaxy S23 Ultra

94,990 L104,990 L

Apple iPhone 14 Pro

104,990 L114,990 L
 
BEST DEALS

Apple iPhone 14 Pro Max

114,990 L159,900 L
 
Porosit me 1 Klik