Monedhë

Kategoritë

2 vjet më parë

WhatsApp thotë se përdoruesit mund të krijojnë grupe pa i emërtuar

Aplikacioni do të përdorë emrat e anëtarëve për të përcaktuar një emërtim dhe për anëtarë të ndryshëm, emërtimi i grupit shfaqet ndryshe.

WhatsApp thotë se përdoruesit mund të krijojnë grupe pa i emërtuar

WhatsApp së shpejti do tu japë mundësinë përdoruesve të krijojnë grupe bisedash pa pasur nevojë tu vendosin një emër tha CEO i Meta Mark Zuckerberg.

Grupet pa emër do të kenë një emërtim që gjenerohen automatikisht bazuar në anëtarët e tyre. Në një imazh të publikuar nga Zuckerberg mund të shohim një grup me emërtim “Rocco & Li-Chen.”

Edhe pse është një funksionalitet i vogël, është i dobishëm për ata përdorues të cilët po krijojnë një grup thjeshtë një eveniment të caktuar.

Sipas TechCrunch, grupet pa emër do të jenë të kufizuar në vetëm 6 anëtarë dhe 1000+ që mund ti bashkohen normalisht një grupi në WhatsApp.

Aplikacioni do të përdorë emrat e anëtarëve për të përcaktuar një emërtim dhe për anëtarë të ndryshëm, emërtimi i grupit shfaqet ndryshe.

Funksionaliteti i ri do të lançohet globalisht në ditët në vijim për përdoruesit në iOS, Android, web dhe macOS.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

Samsung Galaxy S23

62,990 L74,990 L
 
SAPO ERDHI

Samsung Galaxy S23 Plus

84,990 L
 
24 ORE ONLINE
Ofertë!

Samsung Galaxy S23 Ultra

94,990 L104,990 L

Apple iPhone 14 Pro

104,990 L114,990 L
 
BEST DEALS

Apple iPhone 14 Pro Max

114,990 L159,900 L
 
Porosit me 1 Klik