Partneriteti strategjik çon në përmirësimin e sigurisë së pajisjeve celulare të ndërmarrjeve
Samsung Electronics në partneritet me Microsoft njoftoi hapin e parë mbi planin të tij për të ristrukturuar sigurinë e pajisjeve celulare për klientët e biznesit. Ky bashkëpunim ka bërë të mundur çertifikimin e pajisjeve në kompani ashtu edhe në ato personale.
Çertifikimi i i pajisjeve mund të ndihmojë në sigurimin e identitetit dhe mirëmbajtjes të pajisjes, duke verifikuar që ajo të mos jetë komprometuar. Ky çertifikim i pajisjes, i mbështetur nga hardueri celular — i disponueshëm në pajisjet Samsung Galaxy dhe i kombinuar me mbrojtjen nga Microsoft Intune — tani shton siguri dhe fleksibilitet të përmirësuar. Për ndërmarrjet, kjo është një shtresë shtesë e mbrojtjes kundër pajisjeve të komprometuara që pretendojnë se janë të njohura dhe të shëndetshme, duke përfituar akses në të dhënat e ndjeshme të korporatës. Për më tepër, organizatat tani mund t’u mundësojnë punonjësve sigurinë në pajisjet e tyre (BYOD), duke ju ofruar mbrojtje të një niveli të lartë sigurie. Për punonjësit, kjo do të thotë fleksibilitet i shtuar për pajisjet e tyre personale Galaxy për të aksesuer në mënyrë të sigurtë pajisjet në mjedisin e tyre të punës.
Në një peizazh me zhvillim të shpejtë me ndryshimin e zakoneve të punës dhe kërcënimeve kibernetike gjithnjë e më të sofistikuara, Zero Trust është një model sigurie i bazuar në tre parime: supozoni shkeljen, verifikoni atë në mënyrë eksplicite dhe siguroni që të keni akses minimal.
Zbatimi i Zero Trust aplikohet nga industritë dhe klientët e sektorit publik, si. Për zbatimin e sigurisë, kërkohet një qasje të gjithëanëshme, nga aplikacionet, rrjeti dhe vetë pajisjet, pavarësisht nga zotërimi dhe regjistrimi i tyre.
Në një bashkëpunim të ngushtë, Samsung dhe Microsoft e kanë mundësuar këtë. Samsung është lider global në industri për telefonat inteligjentë. Platforma e sigurisë Samsung Knox është tashmë e aksesueshme prej 10 vitesh. Në atë kohë, Samsung Knox është aktivizuar në më shumë se një miliard pajisje Samsung Galaxy. Rreth 30,000 biznese në 110 tregje mbështeten te Samsung Knox për të mbrojtur pajisjet e tyre nga sulmet kibernetike dhe ofron zgjidhje sigurie cloud, platformë gjithëpërfshirëse, të cilat integrojnë kategori të ndryshme dhe ofrojnë siguri dhe privatësinë, të informuara nga më shumë se 65 trolon sinjale çdo ditë. Me këtë partneritet, çertifikimi i parë i pajisjes celulare të mbështetur nga hardueri lidh urë midis konsumatorit dhe botës së punës, duke i lejuar ata tëpërdorin në punë pajisjet e tyre personale në mënyrë të sigurt.
“Samsung është i përkushtuar ndaj inovacioneve domethënëse që janë sa të sigurta, aq edhe të gjithanshme dhe të optimizuara,” tha KC Choi, EVP dhe Shef i Ekipit Global Mobile B2B, MX Business në Samsung Electronics. “Ndërsa zakonet e punës evoluojnë dhe njerëzit po punojnë pothuajse nga kudo në çdo pajisje, ne po hapim rrugën për të ardhmen e sigurisë së pajisjeve të ndërmarrjes dhe po demokratizojmë mjetet që bizneset të mbrojnë më mirë informacionin e tyre.”
Fleksibilitet për ndërmarrjet dhe përdoruesit
Për menaxherët e TI-së të ndërmarrjeve, çertifikimi i pajisjes celulare të mbështetur nga hardueri me Intune ofron mbrojtje të fortë për nevojat e korporatës pa ndikuar në përvojën e përdoruesit. Me këtë integrim, edhe organizatat shumë tëorganizuara mund të miratojnë një politikë BYOD me këtë shtresë shtesë mbrojtjeje në pajisjet Samsung që përdoren gjerësisht nga konsumatorët dhe profesionistët për punë. Kjo rrit produktivitetin e punonjësve, ofron përvoja më të mira për përdoruesit dhe thjeshton administrimin.
Kjo zgjidhje e përbashkët Samsung-Microsoft funksionon si në pajisjet e menaxhuara ashtu edhe në. Çertifikimi tradicional i pajisjes funksionon kryesisht në pajisjet e menaxhuara pasi është i bazuar në server dhe kërkon lidhje rrjeti, që do të thotë se e gjithë pajisja duhet të regjistrohet në sistemin e korporatës.
Me çertifikimin e mbështetur nga hardueri celular, ndërmarrjet mund të verifikojnë integritetin e një pajisjeje dhe të lejojnë aksesin në sistemin e korporatës, pavarësisht nëse ai është i menaxhuar ose i pamenaxhuar. Përvoja e përdoruesit është gjithashtu e efektshme për t’u mundësuar punonjësve të sjellin pajisjet e tyre personale në punë dhe tëaksesojnë në mënyrë të sigurt në sistemin e korporatës pa pasur nevojë të hapave shtesë sigurie.
“Zgjidhjet harduerike dhe softuerike nga liderët në treg, Samsung, së bashku me fuqinë e Microsoft Cloud dhe Intune, na pozicionojnë në mënyrë unike për të siguruar mbrojtje gjithëpërfshirëse për të ndihmuar në ndalimin e sulmeve të sofistikuar dhe për të përmirësuar sigurinë e ofruar nga Zero Trust,” tha Michael. Wallent, CVP Microsoft Security – Management. “Me këtë partneritet, ne jemi të përkushtuar ndaj inovacionit të vazhdueshëm që pajisjet celulare të organizatave të jenë të mbrojtura dhe të sigurta”.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë