Monedhë

Kategoritë

2 vjet më parë

Apple App Store refuzon ribrandimin e Twitter në X

Musk nisi javën e kaluar ribrandimin e Twitter në X dhe në një farë mënyre ka shkaktuar një rrëmujë të vërtetë.

Apple App Store refuzon ribrandimin e Twitter në X

Nëse dëshironi të shkarkoni aplikacionin X të Elon Musk në iPhone, atëherë duhet të shkarkoni Twitter.

Apple vijon të listojë aplikacionin në App Store si Twitter sepse kërkon që të gjithë aplikacionet të kenë të paktën dy karaktere në emërtim.

Pavarësisht nëse kërkoni për X, X App dhe Twitter, rezultati është i njëjti në App Store: Twitter.

Musk nisi javën e kaluar ribrandimin e Twitter në X dhe në një farë mënyre ka shkaktuar një rrëmujë të vërtetë.

Brandimi diku ka logon X e diku ende të Twitter. Rasti i App Store është më i fundit. Ndërkaq në Google Play Store ribrandimi është krye dhe aplikacioni Twitter tashmë është X.

Copyright: © PCWorld Albania

Porosit me 1 Klik