Monedhë

Kategoritë

2 vjet më parë

OpenAI po formon një ekip për tu mbrojtur nga AI super inteligjente

Super-inteligjenca mund ketë impaktin më të madh që teknologjia ka pasur ndonjëherë mbi njeriun duke na ndihmuar të zgjidhim disa prej problemeve kryesore të botës tha OpenAI.

OpenAI po formon një ekip për tu mbrojtur nga AI super inteligjente

OpenAI do të formojë një ekip të dedikuar për menaxhimin e rreziqeve që vinë nga inteligjenca artificiale super e zgjuar. Një super-inteligjencë është një model hipotetik AI që është edhe më inteligjentë sesa njerëzit më të zgjuar dhe shkëlqen në hapësira të ndryshme ekspertize dhe jo vetëm një të vetme.

OpenAI beson se një model i tillë mund të vijë përpara fundit të dekadës. Super-inteligjenca mund ketë impaktin më të madh që teknologjia ka pasur ndonjëherë mbi njeriun duke na ndihmuar të zgjidhim disa prej problemeve kryesore të botës tha OpenAI.

Ekipi i ri do të drejtohet nga shkencëtarët lider të OpenAI si Ilya Sutskever dhe Jan Leike. Për më tepër OpenAI tha se do të dedikonte 20 përqind të fuqisë ekzistuese kompjuterike për zhvillimin e një sistemi të automatizuar kërkimi.

Një sistem i tillë do të ndihmonte në teori OpenAI të mbrohet nga super-inteligjenca dhe të sigurohet se vlerat njerëzore mbeten standard.

Njoftimi vjen në një kohë kur qeveritë në mbarë botën po konsiderojnë mënyra për rregullimin e industrisë së re dhe në rritje të inteligjencës artificiale. CEO i OpenAI Sam Altman është takuar me mëse 100 ligjvënës federalë në muajt e fundit duke konfirmuar se rregullimi i AI është jetik dhe kompania është e gatshme të bashkëpunojë me politikbërësit.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

Samsung Galaxy S23

62,990 L74,990 L
 
SAPO ERDHI

Samsung Galaxy S23 Plus

84,990 L
 
24 ORE ONLINE
Ofertë!

Samsung Galaxy S23 Ultra

94,990 L104,990 L

Apple iPhone 14 Pro

104,990 L114,990 L
 
BEST DEALS

Apple iPhone 14 Pro Max

114,990 L159,900 L
 
Porosit me 1 Klik