Monedhë

Kategoritë

2 vjet më parë

Google paralajmëron stafin rreth përdorimit të robotëve të inteligjencës artificiale gjeneruese

Këta robotë, në mesin e tyre Bard dhe ChatGPT, janë programe të inteligjencës artificiale gjeneruese me të cilat përdoruesit mund të bashkëbisedojnë sikur të ishte njeri.

Google paralajmëron stafin rreth përdorimit të robotëve të inteligjencës artificiale gjeneruese

Kompania mëmë e Google, Alphabet, paralajmëroi punonjësit e saj ditën e Enjte rreth mënyrës sesi përdorin robotët bashkëbisedues me AI, përfshirë Bard raportoi agjencia e lajmeve Reuters.

Punonjësit janë këshilluar të mos vendosin materiale dhe përmbajtje konfidenciale në robotët AI.

Këta robotë, në mesin e tyre Bard dhe ChatGPT, janë programe të inteligjencës artificiale gjeneruese me të cilat përdoruesit mund të bashkëbisedojnë sikur të ishte njeri.

Alphabet gjithashtu paralajmëroi inxhinierët e saj për shmangin përdorimin e drejtpërdrejtë të kodit kompjuterik që robotët gjenerojnë. Kompania mendon se Bard mund të bëjë sugjerime të panevojshme kodi por edhe mund të ndihmojë programuesit.

Google gjithashtu tha se synon të që jetë transparent me kufizimet e teknologjisë së saj. Shqetësimet tregojnë sesi Google dëshiron të shmangën dëmin që mund ti bëhet biznesit të saj nga vetë softueri që ka zhvilluar për të rivalizuar ChatGPT.

Miliarda dollarë janë në mes të garës mes Google, OpenAI dhe Microsoft. Një numër biznesesh në mbarë botën kanë vendosur kufizime në përdorimin e robotëve AI si Samsung, Amazon dhe Deutsche Bank.

Sipas firmës analitike Fishbowl, 43 përqind e profesionistëve kanë përdorur ChatGPT dhe mjete të tjera AI pa njoftuar drejtuesit e tyre.

Google në Shkurt kërkoi nga stafi të testonte Bard përpara se të debutonte ku sot po lançohet në më shumë se 180 vende të botës dhe 40 gjuhë të ndryshme. 

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

Samsung Galaxy S23

62,990 L74,990 L
 
SAPO ERDHI

Samsung Galaxy S23 Plus

84,990 L
 
24 ORE ONLINE
Ofertë!

Samsung Galaxy S23 Ultra

94,990 L104,990 L
BEST DEALS

Apple iPhone 14 Pro Max

114,990 L159,900 L
 

Apple iPhone 14 Pro

104,990 L114,990 L
 
Porosit me 1 Klik