[woocommerce_currency_converter currency_codes="EUR" currency_display="select"]
[woocommerce_currency_converter currency_codes="EUR" currency_display="select"]
Microsoft do të lançojë PC Game Pass në 40 vende të reja të botës duke filluar nga dita e sotme ku përfshihet shumë vende Evropiane e ndërto edhe Shqipëria.
Pasi testoi shërbimin në këto vende përgjatë 2 muajve të fundit, PC Game Pass zyrtarisht është i disponueshëm në Evropë, Afrikën e Veriut dhe Lindjen e Mesme.
Ky zgjerim e dërgon në 86 numrin e vendeve që kanë akses në Game Pass ndërsa Microsoft po kërkon të rrisë bazën e përdoruesve përtej konsolave.
CEO i Microsoft Gaming Phil Spencer paralajmëroi ngadalësimin e rritjes në Xbox Game Pass për konsolat por tha se kompania po shihte një rritje të bujshme në PC. Në Tetor Microsoft tha se numri i abonimeve të PC Game Pass është rritur me 159 përqind.
PC Game Pass përfshin akses në Xbox PC me qindra lojëra si titujt Bethesda e madje edhe EA Play. Lista e plotë e 40 vendeve të reja që do të mund të përdorin PC Game Pass vijon si mëposhtë:
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë