[woocommerce_currency_converter currency_codes="EUR" currency_display="select"]
[woocommerce_currency_converter currency_codes="EUR" currency_display="select"]
Gjithashtu konfirmoi se Bing i ri është fuqizuar nga motori GPT-4 i inteligjencës artificiale që prej 5 -javësh përpara se OpenAI ta zbulonte dy ditë më parë për të gjithë.
Microsoft lnaçoi versionin Bing fuqizuar me ChatGPT muajin e kaluar në faze testimi beta duke dhënë pak jetë motorit të kërkimit i cili ka qenë gjithnjë nën hijen e Google.
Tashmë Microsoft ka hapur Bing-un e ri për të gjithë ata që duan ta përdorin raportoi Windows Central. Në faqen e regjistrimit ende thuhet “bashkohuni listës së pritjes,” por përdoruesit po marrin akses të menjëhershëm.
Microsoft ende nuk ka konfirmuar ndryshimin ndërsa kompania sot mbajti evenimentin “Rishpikja e produktivitetit me AI.” Kompania prezantoi mjetet e para të inteligjencës artificiale në Microsoft 365.
Gjithashtu konfirmoi se Bing i ri është fuqizuar nga motori GPT-4 i inteligjencës artificiale që prej 5 -javësh përpara se OpenAI ta zbulonte dy ditë më parë për të gjithë.
Modeli më i fundit gjuhësor i OpenAI mund tu përgjigjet teksteve dhe imazheve.
Microsoft ishte një prej mbështetësve të parë të ChatGPT dhe OpenAI duke investuar 2 miliardë dollarë në 2021. Në fillim të këtij viti partneriteti u zgjerua më tutje me një investim multi-miliardë dollarësh.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë